Nuk do të ketë një version mobil të World of Warcraft

Blizzard ka anuluar një version mobil të lojës World of Warcraft sipas një raporti të Bloomberg. Loja e ndërtuar në bashkëpunim me partnerin Kinez NetEase, ishte në zhvillim që prej 3 vitesh përpara se një konflikt lidhur me termat e financimit anuluan projektin.

Një përfaqësues i Blizzard tha se “nuk është e vërtetë që kemi pasur mosmarrëveshje financiare me një partner të besueshëm.”

Sipas Bloomberg loja kishte emrin e koduar Neptune dhe do të ishte një version mobile i lojës shumë popullore në desktop.

Anulimi vjen në një kohë kur Blizzard po investon në mënyrë agresive në tregun mobil. Në Maj zhvilluesit njoftoi lançimin e Warcraft Arclight Rumble dhe në Qershor debutoi Diablo Immortal.

Blizzard dhe NetEase kanë qenë partnerë që prej 2008-ës. Së bashku zhvilluan Diablo Immortal, Hearthstone dhe World of Warcraft. /GameWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit, reagon SHBA

Story i radhës

Pse nuk duhet të ripërdorni kremin e diellit të vitit të kaluar

Të fundit nga