Nuk dinë t’i kthejnë emocionet: Pjesëtarët e shenjës më e ftohtë të horoskopit

Pjesëtarët e kësaj shenje janë të bindur se janë të pazëvendësueshëm, janë të pandjeshëm dhe inatçi, janë kritikë dhe urrejtës të çdo gjëje.

Bricjapët njihen si shenja më e ftohtë e Zodiakut. Ata besojnë se vendimet duhet të udhëhiqen nga arsyeja, jo nga emocionet.

Si strategë të zhytur në mendime, planifikojnë me kujdes çdo hap dhe mendojnë se jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse njerëzit nuk do të lejonin që emocionet dhe vendimet e paarsyeshme t’i pengonin.

Ata besojnë se për ngjitje dhe përparim të sigurt, gjëja më e rëndësishme është parandalimi i humbjeve, e jo përpjekja për fitime të shpejta.

Konsiderojnë se mendimi i tyre duhet të jetë i fundit dhe se çdo mendim i tyre duhet dëgjuar pa diskutim. Kur janë në krye, ata janë në gjendje të bëhen tiranë dhe kur janë në një pozicion vartës, ‘lëpijnë’ ata që janë sipër.

Mirëpo, ajo që fshihet pas dukjes së ftohtë janë pasiguria, frika nga vetja, frika nga të tjerët, frika nga dështimi, frika nga emocionet… Në fakt, ata kanë frikë nga gjithçka.

Edhe pse duket se kanë gjithmonë kontroll, kur janë të pushtuar nga zemërimi, mund të jenë shumë mizorë dhe agresivë.

Janë koprracë të mëdhenj dhe janë gati të jenë në një lidhje me dikë, edhe pse mendojnë se ai person nuk është për ta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mancini: Një ndeshje që ne nuk e fituam..

Story i radhës

‘Kasapi i Sirisë’: Iu caktua roli i ri në luftën në Ukrainë në prill, ku është ‘zhdukur’ komandanti i lartë i Putinit?

Të fundit nga