Nuk bindi te Fiorentina

Sulmuesi italian Patrick Cutrone është larguar nga Fiorentina 6 muaj para kohe dhe është rikthyer në kampionatin anglez te Wolverhampton, skuadër që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Futbollisti 23-vjeçar iu bashkua Fiorentinës janarin e vitit të kaluar në një huazim 18-mujor me të drejtë blerjeje, që shndërrohej në detyrim blerjeje në rast të arritjes së një numri paraqitjesh në fushë, por gjërat nuk shkuan si duhet.

Kjo pasi në një vit të plotë me fanellën vjollcë, Cutrone zbriti në fushë në 34 ndeshje, shumicën e të cilave duke ardhur nga stoli dhe arriti të shënojë vetëm 5 gola, duke mos bindur drejtuesit e Fiores që të blejnë kartonin e tij.

Pikërisht për këtë arsye së fundi Cutrone ishte harruar në pankinë dhe klubi i Wolves vlerësoi që ta kthejë para kohe në Angli, me shpresën që këtë herë gjërat do të shkojnë më mirë dhe trajneri Nunes do t’i japë më shumë hapësira.

Ngjarja paraprake

ASH-AAA: Qytetarët përpos dhimbjes për humbjen e të afërmve nga COVID-19, detyrohen të paguajnë shuma të majme për varrim

Ngjarja e ardhëshme

Spitalet e Londrës afër kolapsit, shkak koronavirusi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian