Nuk arriti të shkëlqente me kombëtaren italiane

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, nuk arriti të shkëlqente me kombëtaren italiane gjatë ndeshjeve në Ligën e Kombeve. 

Fituesi i Këpucës së Artë i sezonit të shkuar nuk arriti të shënonte asnjë gol në dy barazimet që Italia mori, konkretisht me Poloninë dhe Holandën.

Mediat italiane e kritikuan menjëherë atë, por ka qenë tekniku Roberto Mancini, i cili i ka dalë në krahë 30-vjeçarit. Numri një i kombëtares italiane e ka mbështetur sulmuesin përmes një reagimi të tij në “Twitter”.

“Ti do të shënosh golin vendimtar kundër Polonisë dhe kjo vlen për të gjithë sulmuesit tanë. Forca Itali”, shkruan Mancini. Nuk vonoi shumë përgjigjja e Immobiles, i cili e falenderon atë. “ Shumë faleminderit mister, kurrë nuk do të dorëzohemi”, janë fjalët e sulmuesit italian.

Ngjarja paraprake

“Përgjigjuni brenda 48 orësh ose…”/ OFL i dërgon formularin shtatë të fortëve. Njëri i vuri tritol kolegut polic

Ngjarja e ardhëshme

Turqia dhe Ukraina do të forcojnë partneritetin strategjik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian