Nuhiu vazhdon edhe për tri vite, Drita ka plane të mëdha 

Drita e Gjilanit vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu.

Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me Nuhiun, me të cilin siguruan edhe një vend në garat evropiane po ashtu janë edhe në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

“Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë,

Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani. 

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC Drita beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

FC Drita i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, njofton FC Drita.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mariçiq: Ekziston mundësia për zgjidhje korrekte me Bullgarinë, por kjo tani varet nga Sofja

Story i radhës

Babi tronditet kur e sheh vajzën e tij 11 vjeçare të zhveshur në shtrat me …!

Të fundit nga