Nuhiu pjesë e debatit për ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civili, shpifje dhe fyerje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu ka marr pjesë në debatin që ka të bëjë me ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje me çka ky Ligj e garanton lirin e të shprehurit dhe informimit si një nga bazat themelore të demokracisë.  Sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të gjithë kanë të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë dhe shpërndarë informacione, ide pa ndërhyrje nga autoriteti publik dhe pavarësisht nga kufijtë.

“Është duke u zhvilluar debati publik për ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Këto ndryshime do të jenë me interes për sistemin gjyqësor dhe praktikën gjyqësore të vendit tonë duke mundësuar ndryshime në mënyrën e sjelljes së vendimeve gjyqësore,” tha Nuhiu

Ngjarja paraprake

​Prokuroria kishte iniciuar rast “dhunë në familje” kundër Lulzim Sopit

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ 24 të vdekur, 999 raste të reja. Shërohen 543 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian