NSA dhe FBI paralajmërojnë sulme nga hakerët Kinezë

Disa agjenci federale Amerikane lëshuan një paralajmërim për disa dobësi sigurie në pajisjet e rrjetit të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerë të qeverisë Kineze.

Agjencia Kombëtar e Sigurisë (NSA), Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Infrastruktura Sigurie (CISA) lëshuan një paralajmërim duke treguar mënyrat sesi hakerët Kinezë po sulmojnë kompanitë e telekomunikacionit dhe ofruesit e shërbimeve të internetit.

Përmes një publikimi zyrtar ato detajojnë 16 dobësitë e sigurisë të pajisjeve nga brendet si Cisco, Netgear dhe Pulse Secure. Këto dobësi janë zbuluar publikisht gjatë viteve 2018-2021 dhe pajisjet e vënë në shënjestër përdoren nga zyra të vogla dhe rrjete sipërmarrjes të mese deri të mëdha sipas agjencive.

Agjencitë rekomanduan instalimin sa më parë të përditësimeve për pajisjet në mënyrë që të ulet rreziku. Qeveria Amerikane ka qenë në gatishmëri të lartë në lidhje me rreziqet e sigurisë që vinë nga vende si Rusia dhe Kina.

Vitin e kaluar të paktën 6 institucione shtetërore janë hakuar nga qeveria Kineze sipas një raporti të Mandiant.

Ndërkaq Kina vazhdimisht ka mohuar akuzat e bëra kundër saj përkundrazi duke akuzuar vetë qeverinë Amerikane për sulme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

50 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Story i radhës

Akrobacionet e pandalshme të Edi Ramës!

Të fundit nga