NP “Parkingu i Qytetit” rriti numrin e vendeve të parkimit për personat me aftësi të kufizuara në Qendrën Klinike

Ekipet e NP “Parkingu i Qytetit”, me iniciativë të Qytetit të Shkupit, dhe në bashkëpunim me ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” këto ditë kanë rritur numrin e vendeve të parkimit për personat me aftësi të kufizuara dhe po rinovojnë ato ekzistuese në kuadër të Qendrës Klinike.

Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve janë rinovuar vendet e parkimit për personat me aftësi të kufizuara, si dhe janë shënuar vende të reja për këta persona në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrën Emergjente, si dhe në Klinikën Infektive.

Qyteti i Shkupit në kontinuitet punon dhe realizon një numër të madh aktivitetesh për përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të personave me aftësi të kufizuara.
Story i mëparshëm

Shtrenjtohet sërish dizeli, një litër pothuajse 100 denarë

Story i radhës

Fjolla Morina e ndau me gruan? Fisnik Syla i rikthehet familjes, publikon për herë të parë të birin (FOTO LAJM)

Të fundit nga