Nottingham Forest shpreh interesim për Brojën

Ekipi i promovuar në Premierligë këtë vit, Nottingham Forest po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Broja e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Southampton dhe pati një periudhë të shkëlqyer përpara se të largohej në javët e fundit të sezonit, duke shënuar gjashtë gola dhe duke regjistruar një asistim në 32 paraqitje.

20-vjeçari është një numër nëntë i shpejtë dhe i fuqishëm, i cili vlerësohet shumë në Stamford Bridge dhe ka qenë i lidhur me Everton dhe West Ham ditët e fundit.

Paraqitjet e tij me Southamptonin dhe Shqipërinë ranë në sy të shumë ekipeve evropiane, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre.

Me katër vjet të mbetura në kontratën e tij, Chelsea nuk e mendon shitjen e sulmuesit shqiptar, ndërsa më e mundshmja është një kalim në formë huazimi te Nottingham Forest.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bytyqi thirrje bizneseve – mos manipuloni me çmimet!

Story i radhës

​OKB: Mbi 800 milionë persona do të përballen me pasiguri ushqimore

Të fundit nga