Notat e lojtarëve: West Ham – Liverpool, kjo është nota për Xherdan Shaqirin

Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premierligë, duke e mposhtur sonte (e diel) West Hamin.

 

“Të Kuqtë” fituan me shifrat 1:3, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të në kampionatin elitar të Anglisë.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri që luajti 69-të minuta, ka ndihmuar skuadrën me asistim një minutë pa u zëvendësuar.

Sajti “Whoscored.com” e ka vlerësuar me notën 7.4 lojtarin “kuqezi” për paraqitjen e tij në këtë duel.

Më i miri te të besuarit e Jurgen Klopp ishte, ylli i skuadrës, Mohamed Salah me notën 8.9.

Ishte ky i fundit që zhbllokoi rezultatin pas 57-të minutave lojë, me egjiptianin që realizoi për ta dyfishuar epërsinë në të 68-tën minutë.

Në golin e dytë të Liverpoolit protagonist ishte edhe Xherdan Shaqiri që dha një asistim maestral.

Ngjarja paraprake

Kapen 10kg drogë në Kumanovë

Ngjarja e ardhëshme

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian