norvegjia pergatitet te njohe shtetin e pavarur te palestines 65572c4ac6ee2

Norvegjia përgatitet të njohë shtetin e pavarur të Palestinës

November 17, 2023
1 minut lexim

Parlamenti i Norvegjisë ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje qeverisë të jetë e gatshme të njohë Palestinën si një shtet të pavarur, njoftuan mediat lokale të enjten, transmeton Anadolu.

Rezoluta, e sjellë nga koalicioni qeverisës, u miratua pasi tetë nga dhjetë partitë në parlament votuan pro.

Sipas tyre, rezoluta “kërkon nga qeveria që të jetë e gatshme të njohë Palestinën si shtet të pavarur, pa vënë kusht marrëveshjen përfundimtare të paqes”.

Propozimet e mëparshme kishin në theks paqen si kusht për njohjen, sipas uebfaqes Newsinenglish.

Rezoluta u miratua me një shumicë dërrmuese, ku vetëm Kristian Demokratët dhe Partia Konservatore e Progresit votuan kundër.

Norvegjia është një nga vendet e pakta perëndimore që ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza.

Bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, të shoqëruara nga operacione tokësore, kanë vrarë mbi 11.000 palestinezë, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Sipas kompanisë Paltel, e cila ofron shërbime telekomunikacioni në Rripin e Gazës, enklava përsëri është nën një ndërprerje të komunikimit për shkak të mungesës së karburantit për gjeneratorët.





MARKETING

RENT A CAR

izraeli bombardon nje zone te banuar ne kampin e refugjateve jabalia ne gaza 65572c112cb0c
Story i mëparshëm

Izraeli bombardon një zonë të banuar në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

alarmohet reali vinicius junior lendohet ne ndeshjen me brazilin 65572c8193a7e
Story i radhës

Alarmohet Reali, Vinicius Junior lëndohet në ndeshjen me Brazilin

Të fundit nga

ShkoLartë