Norvegjia do të dërgojë tanke “Leopard 2” në Ukrainë

Norvegjia ka vendosur të dërgojë tanke “Leopard 2” të prodhimit gjerman në Ukrainë, tha ministri i saj i Mbrojtjes, pas vendimit të Gjermanisë për t’i dorëzuar Kievit 14 “Leopard 2A6” dhe lejimit të aleatëve të saj të dorëzojnë tanket e tyre “Leopard”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne duhet ta mbështesim Ukrainën sa më mirë që të jetë e mundur në këtë luftë mbrojtëse të Ukrainës”, tha ministri i Mbrojtjes Bjon Arild Gram për transmetuesin publik NRK, pa treguar se sa tanke do të dërgohen.

Sipas transmetuesit, Norvegjia ka 36 tanke aktive “Leopard 2A4” në inventarin e saj.

I pyetur nëse transferimi i tankeve do të dobësojë aftësitë ushtarake të vendit kundër Rusisë, Gram tha se ajo që është e rëndësishme për sigurinë e Norvegjisë është ndalimi i Rusisë tani.

Përveç mbështetjes ushtarake, Norvegjia i ka ofruar Ukrainës dhe fqinjëve të saj mbështetje civile dhe humanitare me vlerë miliarda korona që kur Rusia filloi luftën shkurtin e kaluar.





Story i mëparshëm

Ali Ahmeti nga Shipkovica: Rruga drejt BE është e pandalshme

Story i radhës

Lajçak: Plani përmban 11 pika, filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar

Të fundit nga