Norvegjia dënon arrestimin e dy gazetarëve nga autoritetet e Katarit

Norvegjia është shprehur e zemëruar pasi dy gazetarë televizivë u arrestuan në Katar, ku raportonin për kushtet e punës në stadiume para turneut të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm.

Gazetarët e NRK-së, Halvor Ekeland dhe Lokman Ghorbani u mbajtën në burg për mbi 30 orë, ndërsa pamjet që ata mblodhën nga një kamp pune emigrantësh u fshinë.

Qeveria e Katarit ka akuzuar gazetarët e NRK-së për “shkelje të pronës private dhe filmim pa leje”.

Por kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre është përgjigjur duke deklaruar se arrestimi i tyre ishte “i papranueshëm”.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka thirrur gjithashtu ambasadorin e Katarit në Oslo.

NRK është një transmetues publik norvegjez që është media më e madhe në vend, shkrun Euronews.

Unioni Norvegjez i Gazetarëve dhe Federata e Futbollit të vendit kanë kritikuar ndalimin e gazetarëve.

Katari është përballur me një kontroll të shtuar mbi trajtimin e punëtorëve migrantë pasi fitoi të drejtën për të pritur turneun e ardhshëm.

Vendi kundërshton me forcë kritikat, duke thënë se ka reformuar ligjet e tij të punës dhe ka futur një pagë minimale.

Norvegjia kishte mbajtur një votim në qershor për bojkotimin e mundshëm të Kupës së Botës 2022, por kjo u refuzua nga shoqata e futbollit të vendit.

Norvegjia nuk është kualifikuar për turneun dhe ka veshur fanella në një ndeshje kualifikuese në mars duke shprehur shqetësimin për të drejtat e njeriut në Katar.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

​Shqiptohen 190 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Ngjarja e ardhëshme

“Më kanë vjedhur paratë në banesë”, policia arreston për kallëzim të rremë 42-vjeçarin në Tepelenë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian