Norvegji: Gjendet trupi i tretë pas rrëshqitjes së dheut, shtatë të tjerë mbeten të zhdukur

Ekipet e shpëtimit në kërkim prej katër ditësh, kanë gjetur trupin e tretë nga rrëshqitja e dheut që mbuloi edhe shtëpitë në një fshat të Norvegjisë.

Tre trupa janë gjetur, por ekipet po vazhdojnë kërkimin edhe për shtatë të tjerë që besohet se kanë mbetur nën dhe. Rrëshqitja e dheut në fshatin Ask konsiderohet si më i keqi në historinë modern të Norvegjisë, shkruan AP.

Shefja e policisë locale, Ida Melbo Oeystese ka thënë se është ende e mundshme të gjinden të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave.

Të shtunën vonë janë gjetur dy trupa, teksa të premten ishte gjetur i pari. Deri tash, vetëm një qen ka arritur të nxirret i gjallë.

Rrëshqitja e dheut të mërkurën kishte prerë rrugën përmes fshatit Ask, duke lënë dhjetëra ndërtesa të shkatërruara. Mbi 1 mijë persona janë evakuuar, ndërsa zyrtarët thonë se deri 1,500 të tjerë mund të lëvizin nga aty nga frika për rrëshqitje të tjera dheu.

Ngjarja paraprake

2021 - Fundi i akrobacioneve politike dhe dramave për pushtet

Ngjarja e ardhëshme

PD: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian