Nora Istrefi paralajmëron këngën e re “Amanet”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, së fundmi ka bërë paralajmërimin e projektit të ri muzikor.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ajo tregon se tashmë është në finalizim të kësaj kënge.

Duke ndarë një pjesë nga klipi, artistja zbulon se ky projekt mban titullin “Amanet”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

“Amanet. Po ta lo zemrën tem, po ta dha me dorën tem. Së shpejti”, ka shkruar Istrefi në klipin paralajmërues.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme në pjesën për komente, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje.

Kjo vjen dy muaj pas këngës së saj të fundit “Me ty”, që e solli në bashkëpunim me Cricketin dhe Geskon.

Bashkëpunimi i tyre për kaq kohë kaloi shifrën e mbi tre milionë klikimeve në YouTube.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Escobar përgëzon palët për marrëveshjen

Story i radhës

Artan Grubi shpalli “fitore”

Të fundit nga