Nora Istrefi komentohet për ndryshimin e theksuar në dukje mes realitetit dhe Instagramit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, publikoi së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me NRG Band.

Kënga me titull “Ki me m’lyp” është pritur mirë nga publiku shqiptar dhe interpretimi i Norës është pëlqyer shumë gjithashtu.

Nora ndërkohë këtë vit ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke publikuar muaj më parë edhe baladën “Më mungon”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat.

Image

Në klipin e këngës dhe në fotografitë e publikuara në Instagram, Istrefi është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum rozë me lule.

Megjithatë jo të njëjtin shkëlqim, Nora pati edhe në premierën e “Dashur dhe turbulenca” në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.

Përgjatë një interviste për televizionin ATV, këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej më ndryshe se në fotografitë e edituara që publikon në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Image

bota

Fansat me sy të mbrehtë e kanë vërejtur menjëherë ndryshimin, duke filluar ta ripostojnë krahasimin dhe ta diskutojnë atë me të madhe në komente të ndryshme.

Nora përndryshe kur u pyet për projektet muzikore, la të kuptohet se mund të sjellë edhe gjatë verës diçka të re për fansat e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OKB konfirmon se po zhvillohet operacioni i evakuimit të civilëve nga Mariupoli

Story i radhës

Ende nuk ka gola mes Evertonit e Chelseat dhe Milanit e Fiorentinas

Të fundit nga