Nobelisti turk Sancar, ndihmë për foshnjën Hatice që i humbi prindërit në sulmin armen

Shkencëtari turk fitues i Çmimit Nobel i cili jeton në SHBA, Aziz Sancar, siguroi ndihmë financiare për arsimimin e Hatice Shanezerova, e cila i humbi prindërit në sulmin armen me raketa balistike ndaj qyteti Ganja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit (AZERTAC), Sancar është ndikuar nga lajmet lidhur me raketat e hedhura nga Armenia në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, duke propozuar se do të ishte e dobishme që të krijohen fonde për arsimimin e fëmijëve që janë viktimë lufte.

Në lajm më tej bëhet e ditur se Sancar ka dhënë doncion në llogarinë e hapur për arsimimin e 3-vjeçares Hatice, e cila nënën dhe babain e kishte humbur në sulmin me raketë të Armenisë në qytetin Ganja më 17 tetor.

Përderisa vazhdonin përleshjet në Malësinë e Karabakut, Armenia sulmoi qytetin Ganja dy herë me raketa, ndërsa nga këto sulme humbën jetën 26 civilë.

Hatice-ja në sulmin e 17 tetorit ishte shpëtuar nga rrënojat, ndërsa nëna, babai dhe motra e saj njëvjejçe-e-gjysmë kishin humbur jetën.



. .

Ngjarja paraprake

Rritja e numrit të rasteve, Rakacolli zbulon nëse do të mbyllen shkollat

Ngjarja e ardhëshme

Telekomi në krizë – probleme edhe me rrjetin e telekomunikimit

të fundit nga