Njoftimi i Lega Serie A: Juventus-Napoli qëndron në orarin e së dielës, ora 20:45

Lega Serie A nuk po merr parasysh ankesat e SSC Napoli.

Napoli kanë vendosur të mos udhëtojnë drejt Torinos për ndeshjen kundër Juventus, atëherë kur vetëm dy lojtarë kanë rezultaur pozitivë.

Flitej se Juventus do t’i fitonte tri pikët në tavolinë, nëse napolitanët nuk udhëtojnë, dhe kjo konfirmohet tashmë edhe me komunikatën e Lega Serie A.

“Lega Serie A konfirmon se Juventus – Napoli, e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A TIM, mbetet e caktuar për 4 tetor, ora 20:45”, thuhet në komunikatë.

Mos paraqitja e Napolit do të thotë hubmje 3:0 në tavolinë.

Ngjarja paraprake

Bakayoko testet mjekësore në Napoli

Ngjarja e ardhëshme

Mickoski: Zaevi dhe LSDM janë armiqtë më të mëdhenj të drejtësisë

të fundit nga