Njhuni me shqiptaren kërçovare që ka kompani në Çikago

Valbona Tika, vajza e parë shqiptare dhe kërçovare e cila posedon kompaninë e saj në Çikago për mentorim, konsulta dhe strategji kompanitë dixhitale.
Valbona ka magjistruar në University of Iowa në SHBA në marrëdhënie me publikun dhe gazetari.
7 vjet përvojë në konsulta dhe dixhital. Ka ndihmuar kompanitë të rrisin ndikimi dhe arritjen e tyre dixhitale duke ofruar strategji dhe promovim, menaxhimin e mediave sociale dhe strategjitë e dizajnimit të përvojës në uebsajt. Gjithashtu përvojë në gazetari dhe i ka ndihmuar me shumë projekte , por më e rëndësishmja fokusimi në kërkimin dhe të kuptuarit e audiencës, të kuriozitetit për të mësuar më shumë dhe për të bërë pyetjet e duhura. Mentoron organizata të ndryshme përfshirë organizatën “Për Ardhmërinë tonë “(MF), një program mentorimi për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Misioni i kompanisë:

Lunara Digital është një studio e ut dixhital e apasionuar pas përvojës dixhitale në internet. Ofrojnë shërbime të ut dixhital në strategjinë e përmbajtjes, dizajnin e uebit dhe më shumë.

Qëllimi është të ndihmojnë klientët të rrisin biznesin e tyre me zgjidhje kreative që janë edhe strategjike dhe të kohës.

Ndihmojnë bizneset të arrijnë sukses në duke u fokusuar në atë që ka më shumë rëndësi – nevojat e klientit, jo vetëm dëshirat e tyre.

Faqja e kompanisë Linkedin/www.linkedin.com/company/lunara-digital

Vajzat shqiptare janë krenaria jonë kudo që shkojnë❤
Kam nderin dhe kënaqësinë të promovoj me shumë dashuri një vajzë ambicioze dhe të edukuar e cila vazhdon pa ndalur në arritjen e qëllimeve jetësore, pa harruar shqiptarinë edhe pse është lindur dhe rritur në Amerikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kandidatët e Berishës shkojnë në KQZ me firmën e Brahimllarit të LSI-së

Story i radhës

A do të vazhdohet vendimi për ngrirjen e çmimeve? Përgjigjet Bekteshi

Të fundit nga