Njësiti “Tigrat” shënojnë 40 vjetorin, shqiptarët ende të papërfaqësuar në këtë njësit

Njësia Speciale “Tigrat shënon 40 vjetorin. E edhe në këtë përvjetor përfaqësimi i shqiptarëve në këtë njësi lë për të dëshiruar. Asnjë shqiptarë ende nuk është bërë pjesë e Tigrave edhe pas 40 vitesh ekzistimi të kësaj njësie, deri sa nga MPB mohojnë se shqiptarët janë të diskriminuar.

Nga aty thonë se secili që plotëson kushtet mund të jetë pjesë e “Tigrave”

“Në njësinë speciale të anti-terrorit “Tigrat” punojnë zyrtarë policorë të cilët i kanë kaluar testet përkatëse dhe absolutisht nuk është e rëndësishme se cilës përkatësi entike i takon. Ashtu siç nuk është e rëndësishme për asnjë njësi tjetër në kuadër të MPB-së. Vazhdimisht ka konkurse për t’iu bashkuar njësisë, në të cilat mund të paraqiten zyrtarët policorë, pavarësisht cilës përkatësi etnike i takojnë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në shënimin e 40 vjetorit ndonëse nuk ndryshoi gjë për përfaqsimin e shqiptarëve, ndryshoi emrin prej tani do të quhet njësia speciale antiterroriste “Tigrat”.

Në këtë event u ndanë edhe çmime për pjestarin më të mirë të tigrave, kurse mirënjohje jubilare iu ndanë ish- komandantave, por edhe politikanëve aktual dhe drejtorëve të agjencioneve të sigurisë.

Nga ekzekutivi vlerësuan lartë puën e Tigrave në aspekt të mbrojtjes së shtetit nga kërcënimet e ndryshme.

“Kjo njësi është sinonim për profesionalizëm, për trimëri maksimal dhe e përgaditur për tu ballafaquar me çfarëdo lloj sfide kur është në pikëpyetje siguria e shtetit dhe e qytetarëve” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

“Është e nevojshme që kjo njësi gjithmonë të jetë siç edhe ka dëshmuar në të kaluarën e pasur, tërësisht e përgatitur, skajshmërisht efikase teknikisht dhe e ekipuar në aspekt kadrovik, thuajse deri në perfeksion, e gjithë kjo në emrin e detyrave specifike që para saj vendosen gjatë punës së përditshme” – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Me rastin e shënimit të këtij përvjetori qeveria bëri homazhe para përmendores së të rënëve nga kjo njësi ku u vendosën kurora lulesh, e lajm nëpër mediat e vendit u bë mospërkulja e zv/kryerministrit Artan Grubi para përmendores.

Edhe zv.ministri Nazim Bushi ndonëse ishte prezent në këtë manifestim, nuk bëri homazhe para përmendores së “Branitellave”.

Ngjarja paraprake

Shkupi përballet me Vardarin

Ngjarja e ardhëshme

RMV/ Imunizimi nga “Covid 19” vijon me punëtorët shëndetësor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian