“Njeriu më i ëmbël”, motra e Elvana Gjatës ndan foton e rrallë krah saj

Elvana Gjata ka treguar gjithmonë raportin e ngushtë që ka me të motrën, Migenën. Kjo e fundit feston ditëlindjen ndërsa ka publikuar së fundmi një fotografi të vjetër në rrjete sociale, ku shfaqet krah së motrës.

Krahas fotos, Migena shkruan se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël në jetën e saj dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot sikurse gjithmonë.

“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena krahas fotos, ku shfaqen të dyja në fëmijëri. 

Image
Ngjarja paraprake

Protestat për Klodianin, Mirela Kumbaro: Po përdoren fëmijët si “kamikazë”, ky është krim

Ngjarja e ardhëshme

Gjatë kësaj jave parashihet mot i vranët por edhe me intervale me diell

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian