Njeriu i cili popullarizoi kompjuterin e shtëpisë ndahet nga jeta

Shpikësi Britanik Sir Clive Sinclair i cili popullarizoi kompjuterin e shtëpisë dhe shpiku makinën llogaritëse të xhepit, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Dis aprej produkteve të Sir Clive ishin seritë ZX të kompjuterëve dhe makina famëkeqe elektrike C5. Vajza e tij tha se deri në momentin e fundit kur u nda nga jeta ai vijonte punën me shpikjet e tij.

Kompjuterët ZX Spectrum sollën kompjuterët personalë me kosto të përballueshme tek masat duke u shitur në miliona njësi.

Ndryshe nga këta të fundit, përpjekja e tij për të lançuar një makinë elektrike nuk shkoi siç duhet. C5 lançuar në 1985 zhgënjeu blerësit me distancën e shkurtër të përshkonte, shpejtësinë e ulët dhe pafuqinë për të ngjitur rrugët malore. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Prapaskenat e një fotosesioni të Irina Shayk

Ngjarja e ardhëshme

Dhuna fizike dhe fyerjet ndaj gruas shqiptare, reagon ASH

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian