Njeriu duke lexuar dhe dëgjuar prononcimët e ca politikanëve të Kosovës, nuk ka si të mos ndihet shumë keq

Z. Skender Hyseni i LDK-së, në një prononcim të tij thotë: “Pa marrëveshje me Serbinë rrezikohet shtetësia e Kosovës”.

I gjori , tek tani pas kaq shumë vitesh të Kosovës shtet e paska “kuptuar” hallin e shtetit tij, ku ishte më herët që nuk e thoshte këtë. Ky Skenderi, ka qenë në disa pozita të rëndësishme shtetërore dhe politike ,por asnjëherë nuk e ka pohuar këtë që e pohon sot!

Një Kryetar i një subjekti tjetër politk e paska zbuluar “ujtë e nxehtë dhe njêkohësisht rrotën e Mullirit , e paska përhapur lajmin se, Serbia , është duke u armatosur me të madhe dhe e rrezkon integritetin teritorial të Kosovës dhe sipas tij akoma Serbia e paska Kosovën në preambulën e saj kushtetuese pjesë të saj.

Nuk e kuptoj pse paska shkruar diçka që e dinë të gjithë .

Disa koka tjera politike akoma nuk kanë dalë nga katrahura e ndryshimeve të kufijve Kosovë – Serbi edhe pse këtë ide qysh moti e ka hudhë në baltë BE-ja, si të rrezikshme për paqen dhe sigurinë rajonale .

Të gjithë kemi të drejtë të paraqesmi idetë, mendimet dhe pikëpamjet tona në gazeta dhe mediume tjera, qofshin ato të shkruara apo vizive, por jo t’i përserism pas kaq shumë vitësh ato që dihen në raportët me Serbinë dhe qëllimet e Serbisë kundër Kosovës , si në dritën e diellit.

Detyra jonë është t’i dalim zot Kosovës për lirinë e së cilës e kemi derdhur një det gjak .

Duhet ta kuptojmë definitivisht se po të merrej në konsideratë dëshira e Serbisë, Serbia , jo vetëm që nuk do ta pranonte kurrë pavarësinë e shtetit të Kosovës, por Kosovën do ta dëshironte pa as edhe një shqiptarë brenda saj.

Me rëndësi është se Bota e ka kuptuar që shqiptarët janë banorë autokton në Kosovë dhe se Kosova është atedheu i tyre -Atdhe tjetër për popullatën shqiptare nuk ka për veq Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Autoriteti i Konkurrencës kërkon më shumë kohë për të vlerësuar shitjen e ONE

Story i radhës

Polonia raporton 56 mijë raste të reja me virusit të mërkurën, 318 vdekje

Të fundit nga