Një vit qeverisje, Përparim Rama punoi sipas pozitës, opozita e kritikon

December 24, 2022
1 minut lexim

Bërja e planit paraprak të rrugës A, e nisja sa më parë e punimeve për ndërtimin e saj, ka qenë projekti më i madh kapital i synuar nga Komuna e Prishtinës për vitin 2022.

Ndërsa, fillimi i rrugës së re në Arbëri që pritet të lidhë këtë lagje me qendër por edhe me rreth-rrotullimin e Lakërishtës, janë nga punët e mëdha që u nisën, sipas nënkryetarit Alban Zogaj.

Zogaj thotë se ka edhe të tjera projekte të rëndësishme për realizimin e të cilave veç janë hedhë hapat e parë.

Mirëpo, sipas opozitës përjashtim asfaltimit në disa lokacione të ndryshme, në fusha tjera nuk është se u bë gjë. Madje, sipas Fahir Gashit kryesues i grupit të asamblistëve të AAK-së, komuna ka vepruar në raste edhe pa paralajmërim,si bllokim e bulevardit “Xhorxh Bush”.

Nga instituti GAP që merret me monitorimin e qeverisjeve lokale thonë se Përparim Rama nuk po krijon qasje armiqësore me nivelit qendror por edhe partitë tjera, e që shihet si pozitive.

Këta tregojnë se sa premtime deri më tani i ka përmbushur Rama.

“Nga matjet që kemi bërë, del se nga 206 premtime që ka bërë deri më tani shtatë i ka kryer, 12 të tjera janë në gjysmë, ndërsa 38 të tjera kanë nisur”, tha Bekim Salihu, nga ky institut.

Viti 2023 sipas Alban Zogajt do të jetë i investimeve të mëdha kapitale.

“Do të projektohet tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’, tuneli tek stacioni i autobusëve, dhe do të projektojmë platformën ndërlidhëse të lagjes Arbëria me qendër”, tha Zogaj.

Komuna e Prishtinës për vitin e ardhshëm ka buxhet 105 milionë euro, prej tyre 40 milionë për investime kapitale. Ndërsa, kësaj shume do t’i shtohet edhe një pjesë tjetër e të hyrave që bartet nga viti aktual.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Psikologët tregojnë se kush zbukuron shtëpinë për festa është më i lumtur

Story i radhës

Armend Thaqi, lojtari më i mirë i vitit 2022 në Superligën e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë