Një vaginë e shëndetshme varet edhe nga ushqimet që konsumoni

Çfarë duhet të konsumoni dhe çfarë jo, i gjeni në listën më poshtë!

Fruta të thata dhe yndyrna të shëndetshme

Yndyrnat që gjenden tek frutat e thata, ulliri, avokado etj., rregullojnë nivelin e kolesterolit dhe mbajnë nivelet e estrogjenit në balancë, gjë që ndikon në krijimin e një shtrese të shëndetshme mukoze, që i mban larg infeksionet.

Ushqime prebiotike dhe probiotike

Vagina, ashtu si edhe zorrët, ka nevojë për baktere të shëndetshme në mënyrë që të luftojë infeksionet dhe të mbajë të balancuar pH-in. Për ta ndihmuar atë, konsumoni ushqime prebiotike si qepët e hudhrat dhe probiotike, si kosi, turshitë, kimçi etj.

Shmangni ushqimet e procesuara

Ato dobësojnë sistemin imunitar duke lejuar bakteret e këqija që të mbizotërojnë.

Pakësoni dozat e sheqerit

Sasitë e mëdha të sheqerit mund të vrasin bakterin e rëndësishëm vaginal, Lactobacilli, duke përfunduar kështu në infeksione dhe irritime të ndryshme.

Mundohuni të shmangni hormonet artificiale

Disa mishra dhe produkte bulmeti, përmbajnë xenestrogjen, një hormon artificial që imiton estrogjenin. Ai mund të pengojë estrogjenin nga vagina, duke penguar edhe krijimin e një shtrese mukoze që do të mbante larg infeksionet.

Qëndroni të hidratuara

Ashtu si për pjesën tjetër të trupit, lëngjet janë shumë të nevojshme edhe për vaginën. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon edhe në shmangjen e aromave të këqija.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Arsenal dhe PSG në garë për Javi Serrano

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft lançon konceptin e ri të kompjuterëve cloud

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian