nje tjeter talent demtohet rende te ekipi i marescas 67a62cd5bf5da

Një tjetër talent dëmtohet rëndë te ekipi i Marescas

February 7, 2025
1 minut lexim

Çfarë po ndodh te Chelsea? Kjo është pyetja që kanë ngritur në orët e fundit shumë tifozë të ekipit anglez.

Një tjetër talent është dëmtuar rëndë te Chelsea, tani ishte radha e Guiut.

Futbollisti i ri që shihej me një potencial të madh, është dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër West Ham.

Trajneri Maresca u shpreh se Guiu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë që do e lërë për muaj jashtë fushës së blertë.

Kjo nuk është hera e parë që te Chelsea ndodh një gjë e tillë, teksa një lojtar që pritet të arrijë kulmin e tij, përfundon në infermieri dhe për shumë gjatë.

Kjo ka ndodhur më parë me Loftus Cheek, me Hudson Odoi, me Armando Brojën dhe disa lojtarë të tjerë. A janë të mallkuar apo është faji i mjekëve të Chelsea? Kjo është pyetja e ngritur nga ana e tifozëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

filkov rritje te gjobave per shoferet qe rrezikojne sigurine ne komunikacion 67a62c24b028e
Story i mëparshëm

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

ninja video loja overwatch eshte e vdekur 67a62e0194004
Story i radhës

Ninja: Video-loja Overwatch është e vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë