Një stuhi gjeomagnetike shkatërroi 40 satelitë interneti të Elon Musk

Shërbimi i internetit satelitor të Elon Musk mori një goditje të shtrenjtë ndërsa përllogaritet se 40 nga 49 satelitët e lëshuar në orbitë më 3 Shkurt mund të shkatërrohen për shkak të një stuhie gjeomagnetike.

Stuhia shkaktoi probleme gjatë dërgimit të satelitëve dhe rritur forcat e fërkimit me 50%. Kështu satelitët nuk arritën orbitën e tyre të parashikuar ndërsa 40 prej tyre do të digjen në atmosferën e Tokës duke mos shkuar në destinacionin e tyre final.

SpaceX kapërceu shifrën e 2 mijë satelitëve dhe planifikon të lançojë edhe 12 mijë të tjerë prandaj humbja e 40 prej tyre mund të mos jetë ndonjë kosto e madhe për kompaninë.

Gjithsesi numri i satelitëve të humbur është pjesa më e madhe e kapacitetit të një rakete Falcon 9.

Fakti se satelitët do të digjen në atmosferë pa rënë në Tokë po përdoret nga SpaceX për të treguar sesa impakt të vogël kanë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më së shumti borë dhe më ftohët në Hanet e Mavrovës

Story i radhës

Mendimi social dhe politik i shtetit

Të fundit nga