Një rrufe godet avionin e Miley Cyrus, ja si është gjendja e saj!

Këngëtares së njohur Miley Cyrus i ka ndodhur një incident mjaft i rëndë së fundmi, të cilit i ka shpëtuar për mrekulli.

Artistja ka lajmëruar se një rrufe goditi avionin e saj gjatë fluturimit për në Paraguay, ndërkohë që edhe pse është trembur disi, i ka shpëtuar për mrekulli kësaj ngjarjeje.

Këngëtarja 29-vjeçare dhe shoqëruesit e saj u detyruan të bënin një ulje emergjente pasi u kapën nga një stuhi e frikshme ndërsa po udhëtonin për në kryeqytetin e vendit, Asunción.

Ajo ndau një video që tregonte pasagjerët teksa bërtisnin të tronditur ndërsa avioni i tyre goditej nga rrufeja.

Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi: ‘Për fansat e mi dhe të gjithë ata që u shqetësuan pasi dëgjuan për fluturimin tim për në Asuncion.

“Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja.Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt, pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguay”-ka thënë ndër të tjera Miley.

Në një klip të publikuar, Miley shprehu entuziazmin e saj për rikthimin në muzikë dhe vlerësimin për kulturën kiliane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbappe takon Pogba

Story i radhës

Kritiku i Kremlinit:: Ju mund ta rrëzoni Putinin vetëm me ndihmën e ushtrisë

Të fundit nga