Një ribashkim prekës, një protezë për babin dhe një dhuratë e çuditshme për mësueset

Ka nisur me emocione të mëdha reality show “Më thuaj një dëshirë”. Episodi nisi me rrëfimin prekës të Kevinit, 10-vjeçarit që kërkonte të lehtësonte dhimbjen 23-vjeçare të të atit, me një protezë për këmbën e humbur nga një aksident.

Shkëlqimi prej vitesh ka pasur vështirësi në të ecur dhe kur mësoi dëshirën e të birit shpërtheu në lotë. “Edhe pse kam vuajtur, më duket sikur në jetë kam gjithçka, më mjafton që kam një djalë flori dhe dua vetëm të edukoj atë”,- ka thënë Shkëlqimi, pasi mori protezën e siguruar nga programi “Më thuaj një dëshirë”.

Emocione të forta ka dhuruar edhe historia e Raisës. Covid-19 e ka ndarë atë nga gjyshërit, të cilët nuk i kishte takuar që prej marsit të vitit të shkuar. Gjyshërit Fatime dhe Selam, ish-mësues, për Raisën kanë qenë një ndihmë e madhe dhe dhurata e veçantë e Raisës, i emocionoi ata pafund. Produksioni i “Më thuaj një dëshirë” kishte vendosur një xham në mes për t’i ruajtur gjyshërit dhe në të dyja anët e xhamit shpërthyen lotë përmallimi.

Me emocione të forta, lotë dhe gëzim, u mbyll kështu episodi i parë i “Më thuaj një dëshirë”, ku fëmijët shqiptarë kanë dhënë leksione bujarie dhe dashurie. Programi rikthehet të shtunën e ardhshme, me tre histori të tjera prekëse dhe qesharake.

Ngjarja paraprake

Sfidojnë masat kundër COVID/ 2500 njerëz marrin pjesë në një festë në Francë

Ngjarja e ardhëshme

“Gjëja e dytë më e mirë pas flatrave” Ledri Vula sjell pamje të bukura nga skijimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian