Një pjesë e Vushtrrisë as sot nuk do të ketë ujë

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se as sot nuk kanë arritur të sanojnë problemin në gypin kryesor nga ku furnizohet me ujë një pjesë e qytetit.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, kompania sqaron se thellësia e gypit po e vështirëson qasjen dhe rregullimin e tij.

“Në këtë aktivitet përveç ujësjellësit janë të kyçur edhe organet relevante komunale me të vetmin qellim që konsumatorëve t’u kthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë të pijes”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo është dita e tretë që një pjesë e qytetit të Vushtrrisë ka mbetur pa ujë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

NJOFTIM -VUSHTRRI

Te nderuar konsumatorë,
Me keqardhje ju informojme se ende nuk kemi arritur te sanojme problemin/defektin ne gypin kryesor trasporues.

Thellesia e madhe e gypit po na veshterson qasjen deri tek gypi.

Ne kete aktivitet perveq ujesjellesit jane te kyqur edhe organet relevante Komunale me te vetmin qellim qe konsumatoreve tu kthehet sa me shpejt furnizimi me uje te pijes pa te cilein e dijme se eshte e veshtire per te gjith ju qe jeni pa uje tash e disa dite.

Puna e perbashket do te vazhdoj deri ne sanimin e plote te defektit.

Edhe njehere te gjithe konsumatoreve u kerkojm ndjese dhe mirekuptim per kete situate e cila me te verete eshte e pakendeshme edhe per ne.

Me respekt!
KRU”Mitrovica” 

Ngjarja paraprake

Koronavirusi shkakton “paralizë” në spitalin e Matit, mbyllen tri reparte

Ngjarja e ardhëshme

Prekëse/ I humbi aksidentalisht, qeni besnik bën 37 milje për t’iu bashkuar të zotit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian