Një pjesë e Gjermanisë do të dënojë me gjobë të gjithë ata që japin informata të rreme për Coronavirus

Shteti perëndimor gjerman i Vestfalisë Veriore dëshiron të godasë njerëzit që japin informacion të rremë për shpërthimin e Covid-19 në restorante, kafene ose parukeri.

Njerëzit të cilët nuk arrijnë të japin detaje të sakta të kontaktit për institucionet për të mundësuar gjurmimin e kontakteve përballen me një gjobë prej 250 €, raporton RP Online.

Ministri i shëndetit Karl-Josef Laumann, i Demokratëve të Krishterë të qendrës së djathtë, njoftoi planet e këtij vendimi ditën e sotme.

Gjoba do t’i vihet çdo personi që jepte detaje të gabuara. Shuma e gjobës dhe masat e mëtejshme në shtetin më të populluar të Gjermanisë do të përcaktohen në Ligjin e Mbrojtjes nga Coronavirus të enjten.

Të martën, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë ranë dakord të shtrëngojnë masat Covid-19 në të gjithë vendin.

Ngjarja paraprake

LSM: Punëdhënësit ta plotësojnë obligimin dhe të paguajnë K-15

Ngjarja e ardhëshme

Shqipëri, ekonomia bie në -10 përqind në tremujorin e dytë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian