Një person i armatosur, qëllon me armë dhe arratiset me makinën e policisë

Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa paspoja në jetë njerëzish, raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mehallas, Divjakë, mbrëmjen e sotme.

Burime për media bëjnë të ditur se shtetasi Artan Kaboci është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj nën presionin e armës ka marrë me forcë makinën e policisë dhe është arratisur.

Ai është larguar në drejtim të paditur, por më pas është lokalizuar nga forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Autori dyshohet se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ky që shihni në video është postblloku i policisë, i cili nuk lejon të futesh në fshatin Mëhallas, ndërsa e gjithë zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Po ashtu raportohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së qarkut Fier, Bledar Çeliku, shoqëruar nga tre makina të blinduara policie dhe pesë patrulla të tjera.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja paraprake

Tregtia Britani-BE, rënie rekord në muajin e parë pas Brexit

Ngjarja e ardhëshme

10 mijë e 530 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian