Një ngjarje e çuditshme ka shokuar tifozët e Fenerbahces, pasi klubi ka bërë të ditur që ka liruar nga skuadra mesfushorët Mesut Ozil dhe Osan Tufan.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.
Është bërë me dije se 33 vjeçari Ozil nuk do të luajë më për pjesën e mbetur të sezonit.
“Lojtarët e skuadrës tonë Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra dhe ky vendim është zyrtarizuar për publikun”, thuhej në deklaratë.
Akoma nuk është bërë e qartë arsyeja e këtij vendimi.