Një nga të plagosurit e aksidentit në Tapizë në gjendje kritike

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Tapizë të Fushë-Krujës. Mësohet se rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 makina.

Viktimë e këtij aksident ka mbetur Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një nga të plagosurit mësohet se është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë ABC mëson se ka qenë mjeti tip “Polo” që drejtohej nga viktima, që ka kryer një parakalim të gabuar dhe është përplasur më pas me “Benzin”. Të dy makinat kanë qenë me shpejtësi të madhe dhe përplasja ka qenë shumë e fortë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Spanja dhe Holanda klasifikohen zona me incidencë të lartë të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

​Eriksen nuk do të mund të paraqitet për Interin në sezonin e ardhshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian