Një në katër persona e pranojnë që nuk i lajnë duart pasi kolliten, pavarësisht nga rreziku i infektimit me Covid

Studimet tregojnë se një në katër persona nuk i lanë duart pas kollitjes edhe pse kanë frikë nga infektimi.

Çereku i qytetarëve e pranojnë se nuk i lajnë duart pasi kolliten, shkruan “TheSun”.

Kërkimi gjithashtu zbuloi se 16% e të rriturve do të mbulojnë gojën kur teshtijnë por nuk i pastrojnë duart.

Studimi përfshiu 2 mijë persona, dhe një e treta e pranuan se rreziku nga infektimi me koronavirus nuk ka ndryshuar rutinën e tyre të larjes së duarve, pra se ata nuk janë ndikuar në lidhje me rëndësinë e larjes së duarve.

Teksa mesatarja e kohës që njerëzit kalonin në korrik duke larë duart ishe 19 sekonda, tani ka rënë në 16 sekonda.

Por ka një pjesë më diligjente të të rriturve të cilët akoma i lajnë duart dhe i pastrojnë me dezinfektues rreth 8 herë në ditë, që është e njëjta mesatare si në fillimet e pandemisë.

Rreth 45% u shprehën se ata duan të mbajnë higjienën si shkak se nuk duan të mbyllen përsëri.

Ngjarja paraprake

Pakistan, shënohet numri më lartë i të vdekurve nga COVID-19 që nga korriku

Ngjarja e ardhëshme

Nesër zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian