​Një muaj paraburgim për personin që sulmoi seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulmi seksual” ndaj një të miture.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale sulmi seksual ndaj të dëmtuarës – të mitur.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së.

Dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raporti i agjentit sekret rus të FSB: Lufta një katastrofë, plani i luftës u mbajt në errësirë

Story i radhës

47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish