nje muaj paraburgim ndaj tre te dyshuarve per keqperdorim me rezervat shteterore 64e0ce573f371

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore

August 19, 2023
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Garës, Bekim Kelani.

Kelani ka bërë të ditur se Gjykata e ka lëshuar vendimin, po ende arsyetimin.

“Është caktuar masa për 30 ditë paraburgim. Gjykata e ka lëshuar vendimin, por ende arsyetimin. Në gjithësi do ta apelojmë në shkalën e dytë”, ka thënë ai.

Organet e rendit në Kosovë me urdhrin e Prokurorisë Speciale kanë arrestuar drejtorin e departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Garën, drejtorin e departamentin për integrime evropiane, Irfan Lipovica, si dhe afaristin Ridvan Muharremin, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

MARKETING

RENT A CAR

pakete ndeshkimesh per ndotesit rama paralajmeron masa te reja 64e0cc01aac5f
Story i mëparshëm

Paketë ndëshkimesh për ndotësit/ Rama paralajmëron masa të reja

kjo eshte shenja me e pafat e horoskopit 64e0ce5a5c23e
Story i radhës

Kjo është shenja më e pafat e horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë