Një muaj paraburgim ndaj R.M.,i dyshuar për rastin “Brezovica”

Ferizaj 2 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehuritR.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33; veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 lidhur me nenin 31të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit R.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtitiështë caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të përshkruara si më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BMW prezanton SUV elektrik të segmentit të ulët iX1

Story i radhës

Liga e Kombeve: Kosova publikon formacionet zyrtare ndaj Qipros

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish