Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Një mjek, një infermiere dhe një teknik mjekësor nga Klinika Universitare e Nefrologjisë janë pozitivë në Kovid-19. Të tre rastet nuk janë nga i njëjti departament i Klinikës, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Infermierja, siç theksohet, është me simptoma të lehta, ndërsa tekniku mjekësor nuk ka simptoma të etheve dhe kollës.
Një mjek është në vetëizolim në tre ditët e ardhshme, me test negativ të konfirmuar për Kovid-19. Nuk ka staf tjetër që është në vetëizolim sipas vlerësimit nga epidemiologët, theksojnë nga Ministria. ls/shk/