Një mënyrë praktike për t’i shpëtuar dhimbjes së kokës pas ca gotave me verë

Nuk është ndonjë gjë e re të ndjeni dhimbje koke pas ca gotave të mira me verë. Ndjesia që vjen pas është e sikletshme, por ndonëse pendohemi që kaluam masën, kërkojmë dëshpërimisht diçka për të na pushuar dhimbjen. 

Si fillim, duhet të dini se ka një arsye legjitime përse na dhemb koka kur pimë verë. Shkaktarët kryesorë janë elementët kimikë: tanina, histamina dhe sheqeri. Tanina është një antioksidant që gjendet tek lëkura dhe rrënjët e rrushit dhe ajo është përgjegjëse për ndjesinë e thatë që mbetet në gojë pas shijimit të një gllënjke vere.

Një element tjetër është sheqeri. Kur përzihet me alkolin, trupit i duhet një sasi e madhe uji për të realizuar procesin e kombinimit të dy substancave. Kështu që, nëse nuk pini ujë gjatë gjithë kohës, në mëngjes do të vuani pasojat.

Dhe? Si të shpëtojmë prej dhimbjes së kokës?

Një mënyrë praktike është të pini dy filxhanë kafeje të fortë, para se të dilni nga shtëpia. Kaq! Diçka tjetër që s’duhet të harroni është që gjatë procesit të pirjes, duhet të pini më ngadalë dhe të zgjidhni verë me nivel të ulët sheqeri. Detajet vlejnë më shumë nga ç’mendoni ju!

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ramush Haradinaj: Klina do të jetojë me dinjitet me Zenun Elezajn

Ngjarja e ardhëshme

Osmani-Matuella: Është i domosdoshëm mesazhi i qartë politik për të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian