nje mandat i trete per donald trump 6793834189c61

Një mandat i tretë për Donald Trump?

January 24, 2025
1 minut lexim

Republikanët po shqyrtojnë mundësinë e një mandati të tretë presidencial për Donald Trampin. Përfaqësuesi republikan Endi Ogëlls paraqiti në Dhomën e Ulët një amendament që ia krijon këtë mundësi jo vetëm Trampit, por edhe presidentëve të tjerë në të ardhmen.

Në këtë deklaratë për shtyp, ai sqaron se ka propozuar që 3 mandatet presidenciale nuk duhet të jenë në vazhdimësi, por e drejta për një mandat të tretë duhet t’i jepet vetëm atij presidenti që zgjidhet për së dyti pas një mandati ndërprerjeje.

Republikani nga Tenesi argumenton propozimin e tij me faktin që Trampit duhet t’i jepet një mandat i dytë pasi “ka dëshmuar se është figura e vetme në historinë moderne që shmangu rrënimin e kombit dhe i riktheu madhështinë.” Republikanët megjithatë, nuk i kanë 2/3 e votave në kongres, të nevojshme për ndryshime në Kushtetutë.

Donald Trampi është presidenti i dytë në historinë e vendit që rizgjidhet 4 vite pas mbarimit të mandatit të parë. Hera e parë ka qenë e demokratit Grover Clivlendit, i cili u rizgjodh në 1892-shin, pasi kishte përfunduar mandatin e parë në 1889-ën.

Ndërkaq, në një intervistë televizive, Donald Tramp i ofroi Kinës një marrëveshje për çështje tregëtare për të shmangur tarifat e importit. Ai nënshkroi edhe dekretin për publikimin e dosjeve sekrete për vrasjen e Xhon Kenedit dhe Martin Luterkingut.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vdes trajneri i njohur nga kosova 67937fbb3361d
Story i mëparshëm

Vdes trajneri i njohur nga Kosova

rrahmani viziton tregun e gjelber aty behet puna me e ndershme per ekonomite familjare 679383ef2612a
Story i radhës

Rrahmani viziton “Tregun e Gjelbër”: Aty bëhet puna më e ndershme për ekonomitë familjare

Të fundit nga

ShkoLartë