Një listë kriminelësh serbë që duhet arrestuar ose ndaluar hyrja në Kosovë!

Tensionet, kimet, dramat në veri si duket nuk do të marrin fund kurrë, nëse nuk nxirren para drejtësisë autorët e krimeve të shumëfishta.

Shumë nga bandat dhe udhëheqësit e tyre, nuk merren vetëm me dhunën politike, pavarësisht se e kanë prioritet dhe detyrë të ngarkuar nga Serbia.

Në kohë qetësie, këto banda, me zgjerim segmentesh dhe anëtarësh, merren me kontrabandë, madje thuaja të të gjitha llojeve, drogës, armëve, derivateve, barërave, tregtisë në të zezë në përgjithësi.

Pra, bandat serbe, operonin të lira, dhe në kurriz të shtetit të Kosovës, por edhe të qytetarëve përgjithësisht.

Fatkeqësisht, megjithëse emrat nuk po publikohen, ato kanë bashkëvepruar me grupe mafioze shqiptare, shumë prej të cilëve kanë pasur edhe lidhje, edhe mbështetje politike.

Image

Njësia speciale e gatshme për veprim ndaj barrikadistëve, bandave serbe

Kjo situatë, mund të ketë qartësuar, jo vetëm rolin kriminal të bandave serbe, por edhe fytyrën e vërtetë, atë atyre grupeve të interesit të shqiptarëve, që bashkëvepronin me këto banda serbe, disa prej të cilëve, si Radojçiqi e Veselinoviçi, janë shpallur në listën e zezë të SHBA, si grupe kriminale ndërkombëtare, që kontrollonin veriun.

Pritja dhe tensioni i barrikadave

Në ndërkohë, janë qindra policë shqiptarë, të detyruar të veprojnë thuaja në kushte izolimi, për shkak të barrikadimit të rrugëve dhe rrezikshmërisë apo pasigurisë që kanë krijuar organizimet e dhunshme serbe.

Kështu vetëm në Jarinë janë rreth 100 policë, për ushqimin e të cilëve po kujdeset EULEX-i dhe KFOR-i, dhe në rast nevojë mjekësore, duke ua siguruar transportin.

KFOR-i, si duket është duke ndjekur një strategji, kryesisht pritjeje, të udhëzuar nga Perëndimi, ndërkohë, që vendet si Suedia dhe Gjermani, kanë bërë thirrje të hapura, që barrikadat të hiqen nga rrugët, dhe të lejohet lëvizja e lirë.

Serbia, e cila i kontrollon bandat, ka parashtruar kushte të parealizueshme, si largimi i policisë së Kosovës nga veriu.

Një kërkesë e tillë, antikushtetuese, nënkupton dhënien fund të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës në veri.

Në anën tjetër, pritjet, e institucioneve tona, që mbase duke i mbajtur barrikadat shumë gjatë, mund të kthehen në shqetësim dhe refuzim të tyre nga vetë serbët.

Është e qartë se Serbia është duke i përdorur për qëllime politike barrikadat, dhe njëkohësisht po përpiqet që të krijojë tensione maksimale, madje edhe të ndodhin viktima, për të justifikuar skenarin e saj, të bazuar kryesisht në mbështetjen ruse.

Image

Pamje nga përpjekjet serbe për të penguar lëvizjen e lirë

Adresa, bandat kriminale

Së fundi deputeti Armend Muja, mbase edhe duke u inkurajuar nga shkrimet tona, që të arrestohen kriminelët serb, të bandave të krimit, barrikadimit, sulmeve terroriste, të dhunës dhe zbrazjes së veriut, kërkesës sonë i është bashkuar në mënyrë indirekte duke, e shpallur një listë emrash, të atyre që janë të përfshirë në udhëheqje të krimit e të bandave.

Armend Muja, ka shpalosur edhe disa emra organizatash, që sipas informacioneve të tij, burimin e të cilave nuk e jep, janë përveç atyre të njohura, edhe një ‘e re’: 1. Mbrojtja Civile (Civilna Zashtita), 2. Brigada e Veriut (Severna Brigada) dhe 3. Narodna Patrola.

Risia, nëse të dhënat janë të sakta është se ai jep emrat e udhëheqësve të bandave.

“Civilna Zashtita (Mbrojtja Civile) është krijuar nga Goran Rakiç, Igor Simiç, Slavko Simiç, Milosh Peroviç, Nenad Djuriç dhe Stevan Paviçeviq, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) është krijuar nga Andrija Vuçiq (vëllai i presidentit serb), Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviç dhe Radule Steviç, (3) Organizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola, Damnjan Kezheviç, Danilo Vuçiqi (djali i presidentit serb) dhe Aleksandar Filipoviçi“, ka shkruar të enjten në mbrëmje në faqen e tij në fb, deputeti Muja.

Sipas këtij deputeti, e gjitha është një orkestrim i Vuçiqit, Vulinit dhe Gashiçit, këta dy të fundit, drejtues të shërbimit inteligjent, njëri aktualisht, dhe tjetri më parë.

Po ashtu ai ka kërkuar që këto organizata “të shpallen organizata terroriste”.

Ai në vijim ka dhënë emrat e 27 vetave, që beson se janë banditët dhe kriminelët që duhet të arrestohen, së bashku me ata të përmendur më sipër.

Prandaj, fundi i barrikadave, do të jetë edhe fundi i grupeve kriminale, që kontrollonin një pjesë të veriut, si Millan Radojçiqi dhe Zvonko Vselinoviçi.

Arrestimet dhe hetimet ndaj bandave

Shpallja e organizatave të përmendura si terroriste, mund të mos jetë fare veprim i mjaftueshëm, pasi emrat e tyre mund të ndryshohen ndërkohë, dhe të operojnë të njëjtat formacione e struktura.

Sidoqoftë nxjerrja e një liste të tillë nga deputeti Muja, pa referenca të qarta për disa prej tyre, pra burimin e vlerësimit, mund të jetë e dëmshme politikisht, sepse serbët do të mundohen ta përdorin si argument, duke thënë se një listë ka ekzistuar paraprakisht për arrestimin e serbëve dhe se ajo është shumë më e gjatë.

Por, përtej kësaj, të dhënat duhet të konfirmohen nga institucione të Kosovës, të cilat po ashtu kanë argumentet se ata janë udhëheqës dhe pjesë të hierarkisë së lartë të organizatave kriminale të përmendura.

Sidoqoftë si, lista edhe thirrja, argumenton pretendimet tona, që institucionet e Kosovës në një kohë rekord, do të duhet të nxjerrin para drejtësisë, të gjithë ata që janë të kapshëm për institucionet tona.

Image

KFOR-i duke vëzhguar

 

Story i mëparshëm

Matura Shtetërore/ Ministria e Arsimit cakton datat e provimeve! Ja kur do të zhvillohen

Story i radhës

Zelensky kërkon mbështetje nga Afrika, pretendon të hapë 10 ambasada të reja në të gjithë kontinentin

Të fundit nga