Një iPhone sot kushton 400 dollarë më shumë sesa 14 vite më parë

Që nga debutimi në 2007, çmimi i iPhone është rritur me mbi 80% sipas një studimi i cili analizoi çmimet e iPhone në mbarë botën përgjatë viteve.

Sipas studimit të Self, iPhone sot kushton mesatarisht 400 dollarë më shumë sesa iPhone i parë. Ndërsa rritja e çmimit ka të bëjë më shumë sesa thjeshtë teknologji të reja dhe avancuara apo kostot e prodhimit, rritja nganjëherë vjen edhe si rezultat i inflacionit.

Duke përllogaritur në bazë të inflacionit, blerësit paguajnë 154 dollarë më shumë sot në terma realë.

Self ka krijuar edhe një hartë interaktive që tregon ndryshimet e çmimit të iPhone  në bazë të GDP-së së vendeve për 14 viteve të fundit.

Në bazë të kësaj harte, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasur rritjen më të madhe të çmimit. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Objekti i Poliklinikës në Komunën e Sarajit shumë afër përfundimit

Ngjarja e ardhëshme

Бујар Османи откри дека ја скршил раката играјќи кошарка во кампањата

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian