Një i vrarë, katër të plagosur nga një raketë që goditi banesat në Kiev

March 18, 2022
1 minut lexim

Një person është vrarë dhe katër janë plagosur pasi mbetjet nga një raketë e rrëzuar ruse ranë në një ndërtesë banimi në një pjesë veriore të Kievit, thonë shërbimet e urgjencës, transmeton Bota sot.

Shërbimet thonë se 12 persona u shpëtuan dhe 98 u evakuuan nga ndërtesa pesëkatëshe në lagjen Podilskyi.

Fotot e shpërndara nga shërbimet e urgjencës tregojnë zjarrfikësit që po luftojnë për të kontrolluar një flakë, mes ndërtesave të dëmtuara rëndë, automjeteve të djegura dhe një krateri të madh.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, thonë ata./Bota sot

Image

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E dashura ukrainase erdhi në Shqipëri një javë para luftës, i riu shqiptar: I kam kërkuar familjes së saj të vijë këtu

Story i radhës

Gjobiten 132 vozitës në Shkup, 45 për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë