Një i vrarë dhe dy të plagosur në një kishë në Kolorado

Një grua u vra dhe dy burra u plagosën nga të shtënat në një kishë të premten mbrëma në Aurora, Kolorado.

Të shtënat ndodhën në kishën Iglesia Faro De Luz rreth orës 20:00, sipas kohës lokale.

Shumë njerëz ishin brenda kishës në atë kohë, tha një zëdhënës i policisë, raporton cnn.

Dy burra të rritur janë dërguar në spital shkaku i plagosjes me armë zjarri dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Një grua ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I dyshuari u largua para se të arrinin oficerët dhe policia po punon për identifikimin e autorit.

Ka “një lloj marrëdhënieje” midis të dyshuarit dhe njërës prej viktimave, tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se nuk po zbulojnë detaje shtesë për momentin. “Nuk ishte thjesht një të shtëna rastësore brenda kësaj kishe”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Sali viziton Qendrën Kovid në Kavadar: Duke rritur përmasën e vaksinimit do të mundim pandeminë

Story i radhës

Disa mënyra për t’i larguar milingonat nga shtëpia përgjithmonë

Të fundit nga