Një haker pretendon se ka të dhënat e 400 milionë përdoruesve të Twitter

Atëherë kur të gjithë po mendonim se situatat kontroverse që kanë shoqëruar Twitter në muajt e fundit po zbuten gradualisht, një haker tashmë pretendon se ka të dhënat e 400 milionë përdoruesve të cilat i ka nxjerrë në shitje.

Sipas tij të dhënat janë kapur në 2021 përmes një problemi sigurie në API dhe që tani është adresuar. Hakeri i cili e quan veten me emrin e koduar “Ryushi” ka këshilluar Elon Musk dhe Twitter të blejnë të dhënat për 200 mijë dollarë ose të rrezikojnë të përballen me një gjobë të majme GDPR.

Në forumet e hakimit Breached ai thoshte:
“Opsioni më i mirë i juaji është të shmangni një gjobë prej 276 milionë dollarësh në GDPR sepse njëlloj si Facebook(për shkak të grumbullimit të të dhënave të 533 milionë përdoruesve) dhe pas kësaj do të fshij plotësisht këtë postim duke mos i shitur më të dhënat.”

Një bazë të dhënash të 1 mijë përdoruesve, përfshirë disa njerëz të famshëm, përfshirë adresa email, emra, numër ndjekësish, data krijimi dhe numra telefoni janë publikuar.

Nëse një shitje ekskluzive tek Twitter nuk arrihet për 200 mijë dollarë, hakeri thotë se do tua shesë disa blerësve për 60 mijë secilit.

Bleeping Computer raportoi se API në fjalë me problemin e sigurisë është rregulluar në Janar të 2022 por thuhet se disa aktorë e kanë përdorur me qëllim të keq duke ekspozuar të dhënat e 400 milionë përdoruesve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Muriqi! Dua një foto me Muriqin”, djaloshi i vogël i magjepsur pas “piratit” të Kosovës (VIDEO)

Story i radhës

REL: Pse Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe policisë?

Të fundit nga