Një grup kriminel për 500- 700 euro transportoi emigrantë nga Greqia në Serbi, katër të arrestuar

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Janë arrestuar katër kontrabandues emigrantësh të cilët nga Greqia përmes vendit tonë i transportuan për në Serbi për një çmim prej 500 deri në 700 euro për person. Organizatorët kryesorë janë dy vëllezër nga Bogdanci së bashku me bashkëpunëtorë nga Greqia.

Siç informoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, departamenti për krim të organizuar me njësi të tjera të MPB-së, zhvilloi aksion për shkatërrimin e një grupi kriminel prej gjashtë anëtarësh që merrej me kontrabandimin e emigrantëve.

“Me ndihmën e njerëzve nga Greqia, emigrantët u transferuan në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, afër Strumicës, Gjevgjelisë dhe Dojranit, ku ata u mirëpritën nga anëtarët e grupit kriminal dhe u transportuan me automjet në rajonin Kumanovë-Likovë. Atje i priste një person përgjegjës për akomodimin e tyre dhe transferimin e mëtejshëm në Republikën e Serbisë dhe në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Angelovski.

Ai njoftoi se kryesisht janë transferuar njerëz nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku si dhe nga vendet e tjera në Lindjen e Mesme. Çmimi për transferimin e një personi përmes vendit tonë ishte nga 500 në 700 euro për person.

Policia kontrolloi disa vende me ç’rast sekuestroi një automjet pasagjerësh dhe telefona celularë, duke konfirmuar pagesa të bëra përmes agjentëve të transferimit të shpejtë të parave, armë dhe municione. ls/fab

 

Ngjarja paraprake

Inceneratorët e Tiranës e Fierit marrin paratë, por nuk kanë realizuar investimet

Ngjarja e ardhëshme

Alpinisti Nadir Murseli me jubile 25 vjeçar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian