Një grua shtatzënë kafshohet nga qentë endacakë, Ahmeti kërkon strategji emergjente

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Hashim Thaçi, presidenti i vendit, nga kryeministri Avdullah Hoti dhe nga deputetët që komunave të iu japin përgjigje lidhur me atë se kërkuan strategji emergjente për dalje nga kriza me qentë endacakë.

Ky reagim i Ahmetit vjen pasi një grua shtatzënë është sulmuar sot nga qentë endacakë në kryeqytet.

“Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative”.

“AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemi më keq se që kemi qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë”.

“Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani. Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë. Z. President, Z. Kryeministër, Deputetë ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Ngjarja paraprake

Hiqet dilema

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Shpresojmë në një zgjidhje me Bullgarinë deri në konferencën e parë mbarë-qeveritare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian