Një granatë e vjetër është gjetur në rrethrrotullimin e ri në Dibër

April 20, 2022
1 minut lexim

Një granatë e vjetër është gjetur gjatë kryerjes së punimeve të caktuara në rrethrrotullimin e ri në Dibër, që po ndërtohet në afërsi të spitalit të përgjithshëm.

Mjeti shpërthyes u gjet gjatë gërmimit për të zëvendësuar një tub uji në rrethrrotullimin që është në ndërtim e sipër.

“Granata, e cila ndoshta ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, për fat të mirë nuk shpërthen. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Standard”.

Ndryshe, në rrethrrotullimin, i cili është i treti në qytet, gjërat po ecin normalisht, ndërsa dje është ndërruar tubacioni ekzistues F-90, i cili është shkaktar i defekteve të shpeshta.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Arrestohet 24-vjeçari që shpërndante kokainë në kryeqytet, në pranga dhe dy të tjerë

Story i radhës

Kriza energjetike detyron vendet e Ballkanit t’i kthehen përdorimit të qymyrit

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
ShkoLartë