nje foshnje e porsalindur ka vdekur ne kliniken e femijeve ne shkup 65511932766f6

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

November 12, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Një foshnje e porsalindur ka vdekur në Klinikën për Fëmijë në Shkup, ka konfirmuar për MIA-n drejtoresha e Klinikës, Stojka Naceva Fushtiq. Foshnja dyshohet se ka ndërruar jetë nga sepsa.

Ajo informon se foshnja e porsalinduri është sjellë nga Prilepi në Klinikën e Fëmijëve në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të çrregulluar, është marrë në përkujdesje në Repartin e Mjekimit Intensiv, fillimisht me mbështetje joinvazive respiratore, ndërsa më pas është vendosur në ventilim mekanik.

“Fëmija është vendosur në terapi të dyfishtë me antibiotikë, mbështetje adekuate, gjegjësisht korrigjim të çrregullimeve, megjithatë ajo që dështoi edhe funksioni i veshkave, ditën e shtatë përfundon keq. Sipas parametrave klinikë dhe biokimikë, bëhet fjalë për sepsë të hershme neonatale, e cila shfaqet në katër ditët e para dhe më së shpeshti, infeksioni shfaqet në lindje. Nëse para kohe i ka plasur uji, nëse është nga rrugët e lindjes, këtu mund të spekulohet… nuk kemi të dhëna të tilla. Mirëpo, kur është sjellë në klinikë, tashmë ka shenja të qarta klinike biokimike të sepsës së hershme neonatale”, shpjegoi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve.

Nëna e foshnjës në rrjetet sociale ka ndarë ngjarjet pas lindjes, duke informuar se në spitalin e Prilepit pesoneli i ka thënë se foshnja do të trajtohet me rrezatim për shkak të verdhëzës, por më pas është dërguar në Shkup.

Siç shpjegoi Naceva Fushtiq, verdhëza është një paraqitje fiziologjike tek foshnjat. Pesëdhjetë për qind, thotë, e foshnjave kanë verdhëz edhe ajo më shpesh është në kufijtë fiziologjikë.

MARKETING

RENT A CAR

dhuna ne kopsht dhe braktisja e foshnjes deputetja e pd te merren nisma ligjore per mireqenien e femijeve 6551180b555df
Story i mëparshëm

Dhuna në kopsht dhe braktisja e foshnjës, deputetja e PD: Të merren nisma ligjore për mirëqenien e fëmijëve!

gjermania forcon ligjet e azilit mes debatit per imigracionin 65511c79b0e1d
Story i radhës

Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë